incest -SheqishteNjë rast i rëndë i abuzimit seksual me të mitur ka ndodhur në Sheqishte të bashkisë Patos. Një 12- vjeçare ështę abuzuar seksualisht nga babai i saj , Zamir Meta, i cili tashmë ka rënë në prangat e policisë. Në një prononcim për mediat nëna e vajzës, 30- vjeçarja Juela Meta rrëfen mes lotësh se si vajza ishte larguar nga banesa në orën 4 të męngjesit dhe ka shkuar te gjitonët pasi ish përdhunuar nga babai. Sinkron Ajo pohon gjithashtu se vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5- vjeçare por nuk ishte në dijeni ndërsa tregon se vajza kish sjellje agresive , por nuk i tregonte askujt për atë tmerr që përjetonte. Sinkron Ndërkohë 30- vjeçarja në këtë situatë të rëndë , ka mbetur edhe mes 4 rrugëve. Nënë e 7 fëmijëve , në një banesë në ruajtje , ajo nuk ka asnjë të ardhur financiare. Mes lotësh apelon për dënim të ashpër për bashkëshortin dhe për ndihmë nga institucionet.
Posted by BLU TV on Tuesday, July 1, 2025